Aligatori vret gruan derisa ajo shëtiste qenin në Kaliforninë Jugore

Një grua ka pësuar gjatë sulmit të një aligatori derisa e shëtiste qenin e saj në një lagje ekskluzive të banimit “Hilton Head” në Kaliforninë Jugore, kanë publikuar autoritetet lokale.

Aligatori vret gruan derisa ajo shëtiste qenin në Kaliforninë Jugore

Gruaja  e shëtiste qenin buzë lagunës kur i kishte sulmuar aligatori, dhe derisa e shpëtonte qenin, aligatori e tërhoqi atë nën sipërfaqe të ujit, ka thënë David Lucas, zëdhënësi i zyrës për pasuri natyrore të Kalifornisë Jugore.

Zyra e sherifit të rrethit Beaufort thekson se dëshmitarët e kanë përshkruar aligatorin të gjatë rreth 2,4 metra. Njerëzit të cilët kanë arritur të parët në vendin e ngjarjes menjëherë e kanë gjetur në ujë gruan pa shenja jete, pretendohet në deklaratën e zyrës së sherifit në Twitter, transmeton Insajderi.com.

Qeni shpëtoi pa lëndime, ka thënë Lucas.

Ky shtet federal në Amerikën juglindore ka shënuar vetëm edhe një rast fatal me rastin e sulmit të aligatorëve në rreth 40 vjetët e përcjelljes së këtyre ngjarjeve, thekson Lucas. Nga ana tjetër, ka pasur 20 sulme të aligatorëve por pa pasoja vdekjeprurëse.

Lucas ka shtuar se ujërat e lagunës në ishullin Hilton Head është vendbanim natyror i aligatorëve dhe se shërbimet për mbrojtje paralajmërojnë njerëzit që mos t’i ushqejnë aligatorët apo mos t’i shëtisin qenët e tyre në afërsi të lagunës.

“Çështja numër një është që po përpiqemi t’i mësojmë njerëzit që në asnjë mënyrë të mos i ushqejnë aligatorët”, ka thënë Lucas.

Aligatorët nuk janë të prirur t’i sulmojnë njerëzit, mirëpo kjo mund të ndryshojë kur ata i lidhin njerëzit me ushqim.

Autoritetet publikuan se viktima ishte Cassandra Cline, 45 vjeçe nga ishulli Hilton Head. Gjuetia e aligatorit është në zhvillim./Insajderi.com.