Liverpool ka marrë një fitore të madhe 1-2 në transfertë ndaj West Bromit teksa “redsat” i falen golit të portierit Alisson Becker në minutën e fundit të sfidës, njofton Insajderi.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Robson Kanu në minutën e 15-të të takimit. Për të barazuar shifrat mendoi Muhamed Salah i cili shfrytëzoi një pasim të Mane dhe tundi rrjetën në minutën e 33-të të takimit.
Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit, në një goditje këndi në minutën e fundit të takimit portieri i Liverpoolit, Alisson Becker bëri mrekullinë duke dërguar topin në rrjetë pas një goditje me kokë.
Me këtë fitore Liverpoli ngjitet në vendin e pestë në renditje me një pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt dhe mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. /Insajderi.com