Allegri mund ta marr drejtimin e Romës

Allegri mund ta marr drejtimin e Romës

Ndeshjet jo të mira të treguara nga Roma nën udhëheqjen e trajnerit aktual, Paulo Fonseca, kanë bërë që drejtuesit e rinj amerikanë të klubit, të mendojnë për zëvendësimin e portugezit, njofton Insajderi.

Sipas “Il Messaggero”, Massimiliano Allegri ka pranuar të marrë drejtimin e Romës, që mund të ndodhë para ndeshjes së fundjavës, në derbin me Juventusin. Gjithashtu Allegrit te Roma, mund ti bashkohet edhe drejtori sportiv, Paratici, që është afër të pranojë ofertën e Romës me tre milionë euro në sezon.

Tutje portali italian, thotë se e vetmja gjë që ka shpëtuar Fonseca-n pas eleminimit nga Sevilla, është situata pandemike dhe ndryshimi i pronarëve të klubit. /Insajderi.com