Alpinistët që pushtuan Everestin: Ishte një fitore për Kosovën

Alpinistët që pushtuan Everestin: Ishte një fitore për Kosovën

Dy alpinistët kosovarë që pushtuan më 22 maj majën më të lartë të Everestit, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, janë rikthyer në vendlindje.

Ata janë shprehur të lumtur për suksesin e arritur, derisa kanë thënë se ekspedita e tyre është një fitore edhe për Kosovën.

“Kjo është një storie shumë e gjatë, mirëpo ka qenë ekspeditë e suksseshme, ka qenë një fitore për Kosovën”, ka thënë Nazmi Hasanramaj për Klan Kosovën.

Edhe alpinistja Mula u shpreh e kënaqur me suksesin e arritur.

“Ka shkuar gjithcka mirë, bashkë me Nazin e kemi bërë një hap të madh për Kosovën. Jemi shumë të lumtur”, ka thënë Arineta Mula. /Insajderi.com