Kompania Altair Resources Inc., me seli në Kanada ka njoftuar se ka bërë zgjedhjen e saj të fundit duke planifikuar të gjitha pagesat dhe ka përfunduar detyrimet e saj për marrjen e Minierës së Crepuljes në Leposaviq, shkruan në uebfaqen e minierave equities.com.
“Kompania ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjend, që janë prodhuar që nga mesjeta”, shkruan në njoftimin e “Altair Resources”.
Kontraktori i kompanisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për projektin e tyre të shpuarjes për vitin 2017, por priten rezultatet e analizave për studimin e gravitetit për të nisur punimet.
“Kontraktori i kompanisë “Geophysical” është mobilizuar me ekuipazhi i saj në terren dhe duhet të iniciohet një studim gravitetit dhe shpimi do të fillojë pas përfundimit dhe interpretimit të rezultateve të gjetjeve të gravitetit”, shkruan në faqen e kompanisë “Altair Resources”.
Lidhur me nisjen e punimeve të kompanisë kanadeze të minierave, ka reaguar Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shprehur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë së Kosovës dhe shtetit serb, lidhur me dhënien e licencës, një kompanie për eksploatimin e minierës së Crepuljes, e cila ndodhet në Leposaviq. /Insajderi.com