
Manchester United dhe Jadon Sancho, janë kryefjala e këtij afati kalimtarë. Media të ndryshme e gazetarë të ndryshëm, kanë çdo ditë nga një lajm për “sagën” Sancho – United.
Mediumi i njohur Amerikan, ESPN, sot ka dhënë lajmin se Manchester United ka një listë për krahun e majtë të mesfushës, transmeton Insajderi.
Nëse dështon transferimi i Sanchos, në listë pas tij janë emrat si Osmana Dembele i Barcelonës dhe Frederico Chiesa i Fiorentinës.
Ditë më parë, drejtori i Dortmund, Michael Zorc, ka deklaruar se Sancho do të qëndrojë tek Dortmund edhe në sezonin e ardhshëm, prandaj edhe janë vështirësuar gjërat për ekipin e United./Insajderi.com.