
Ish lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala që është agjent i Milot Rashica, ka folur për të ardhmen e bomberit nga Kosova, raporton Insajderi.com
“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës përshtaten shumë mirë me Milotin, por marrëveshja nuk ka mbaruar ende. RB Leipzig është një klub që i përmirëson lojtarët dhe i bën më të mirë. Gjithashtu ata luajnë në Ligën e Kampionëve, një avantazh i mirë dhe mundësi e mirë për një profesionist 24-vjeçar siç është Miloti” tha Lala.
Sipas Bild, RB Leipzig ka ofruar 15 milionë tek Bremen, por këta të fundit e kanë refuzuar, duke kërkuar më shumë./Insajderi.com