Të mërkurën, në “Elbasan Arena”, Shqipëria dhe Kosova do të luajnë vëllazëroren e dyta, pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, ku në prag të kësaj sfide, për mikrofonat e Neës24, ka folur ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, njofton Insajderi.
“Kam qenë i pranishëm në ndeshjen e parë kur Shqipëria humbi 3-0. Kosova sa ishte krijuar si skuadër dhe ishe një rezultat surprizë. Kosova ka bërë hapa përpara dhe është rritur ndjeshëm së fundmi. Gjithmonë mbetet një vëllazërore. Pavarësisht se në fushë, edhe kur luanim në lagje, ziheshim më shumë me vëllain sesa me kundërshtarët”, tha fillimisht Lala.
“Ne duhet të kishim një Kombëtare, por është akoma herët. Ka pasur prurje të mjaftueshme talentesh. Edhe kampionatet përkatëse kanë pasur hapa përpara. Prurjet janë aty, shpresoj që të kemi rezultate”, ishin fjalët e Altin Lalës. /Insajderi.com