Alves edhe vetofrohet edhe vendos kushte!

Alves edhe vetofrohet edhe vendos kushte!

Mbrojtësi brazilian Dani Alves, është i gatshëm të kthehet të luajë për Juventusin, dy vite pasi u largua nga bardhezinjtë për të shkuar te PSG. Futbollisti është pa kontratë pasi nuk rinovoi me parisienët dhe prej disa javësh është vënë në kërkim të një skuadre të re, pasi duket ende në formë, siç e tregoi duke udhëhequr Brazilin si kapiten në Kupën e Amerikës.

Sipas “Sportmediaset”, futbollisti ka kontaktuar me klubin bardhezi duke i dhënë gatishmërinë e tij që të kthehet të luajë në Torino, ku shpreson që të ndihmojë ekipin të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve dhe ta fitojë atë. Një kthesë e papritur për lojtarin i cili deri pak kohë më parë e kishte cilësuar të mbyllur aventurën e tij në Itali, duke theksuar se kërkonte stimuj të ri. Lajmi i plotë në Insporti.com