Alves konfirmon largimin nga Juventusi

Alves konfirmon largimin nga Juventusi

Futbollisti brazilian Dani Alves sot konfirmoi se do të braktis klubin e Juventusit, i cili është kampion dhe fitues i kupës së Italisë, si dhe finalist i Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtësi 34 vjeçar largimin e tij nga “zonja e vjetër” e konfirmoi përmes profilit të tij në Instagram.

“Sot përfundon raporti ynë profesional dhe me vete do të bart gjithë atë që me dashuri dhe zemër të sinqertë përbëjnë Juven një klub të madh. Dua të falënderoj të gjithë fansat e Juventusit për vitin që pata, bashkëlojtarët e mi që më pritën si profesionist dhe klubin që fiton dhe arriti deri në finale”, shkroi Alves.

Braziliani, sipas pohimeve të mediave, me siguri karrierën do ta vazhdojë në Manchester City ku trajner është Josep pep Guardiola, me të cilin ka bashkëpunuar në Barcelonë.