Amazon, Google dhe Wish kanë hequr prej shitjes produktet me subjekte neo-naziste

Amazon, Google dhe Wish kanë hequr prej shitjes produktet me subjekte neo-naziste

Amazon, Google dhe Wish, kanë larguar produktet që ndërlidhen me subjekte neo-naziste që shiteshin nëpër platformat e tyre.

Flamurë ku theksohej epërsia e racës së bardhë, libra me subjekt neo-nazist dhe produkte të ndryshme nga Ku Klux Klan ishin disa prej produkteve që mund të i blije nëpër këto platforma.

Të trija këto platforma kanë thënë për BBC, që të gjitha këto produkte raciste, janë hequr nga shitja, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Oren Segal, nga ADL (Anti-Defamation League), një organizatë kundër urrejtjes, ka thënë që kompanitë duhet të vetëdijësohen ludhur me cilat algoritma rekomandohen.

Ai tha që këto algoritma duhet mbajtur përgjegjësinë.

Një blerës ka lënë një kritikë në një prej produkteve raciste që shitej në Amazon, një flamur me kryqin kelt, që konsiderohet symbol racist: “Ky është një flamur neo-nazist. Amazon nuk duhet të fitojë nga këto gjëra.”

 

Algortimat e Amazon i rekomanduan një tjetër flamur racist, “i cili blehej bashkë me të parin”.

Këto simbole janë përdorur në një prej vrasjeve masive të vitit 2019, ku u vranë rreth 51 veta./Insajderi.com