“Amazon” mendon t’i fitojë të drejtat për transmetimin e Serie A-së

“Amazon” mendon t’i fitojë të drejtat për transmetimin e Serie A-së

Kompania prestigjioze botërore “Amazon” mund të fitojë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian (Seria A), njofton Insajderi.

Gjiganti i teknologjisë dixhitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga liga italiane.

“Amazon”, e cila njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier League, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurojë hapur dy mediat “Sky” dhe “DAZN”.

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të ‘COVID’-it si dhe rënies së investimeve në futbollin italian, Seria A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon” të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024. /Insajderi.com