Sezoni i blerjeve gjatë festave të fundvitit shënoi një tjetër rekord për kompaninë e blerjeve online Amazon, deklaroi sot kompania duke përmendur miliarda porosi në të gjithë botën dhe shitje të larta të pajisjeve Amazon.
Amazon theksoi se ndër më të shiturat ishin pajisjet “Echo Dot”, “Fire TV Stick” dhe “Echo Show 5”.
Pajisjet me ndihmësin zanor “Alexa” kanë qenë dhurata shumë të kërkuara vitet e fundit dhe kompania deklaroi se këtë vit ka shitur miliona më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
“Konsumatorët komunikojnë me pajisjet “Alexa” me anë të zërit duke përdorur asistentin zanor për të gjetur receta, filma dhe seriale, për të ndezur dritat e festave dhe për t’i treguar përdoruesve se kush ishte te dera”, deklaroi Amazon.
Edhe pse nuk dha të dhëna specifike për shitjet, Amazon theksoi se ishin porositur më shumë se gjysmë miliardi artikuj.