fbpx

Amazoni krijon byzylykun, i cili e di se si ndiheni

Amazoni krijon byzylykun, i cili e di se si ndiheni

Nga tani e tutje, kur jeni të zemëruar, mund ta keni gadgetin i cili do ta njohë gjendjen tuaj dhe t’ju informojë në lidhje me atë se kur ju duhet më së paku.

Natyrisht, bëhet fjalë për një karikim humoristik, por kjo pajisje e ardhshme është vërtet e pazakontë.

Në ditët e sotme kur pothuajse besohet se privatësia është shumë e çmuar, vjen në kohën e duhur ideja për pajisjen e cila do të jetë në gjendje t’i njohë emocionet e njeriut dhe ta përdorë këtë informacion për reklamim dhe rekomandim më të saktë të produktit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nuk tingëllon edhe aq si një fitim lotarie. Pikërisht në një pajisje të tillë po punon kompania e madhe Amazon. Të paktën sipas thashethemeve që vijnë nga burimet e lidhura me kompaninë. Bëhet fjalë për një produkt nga kategoria e mirëqenies dhe shëndetit të cilin po e zhvillon Amazon Lab126 dhe ekipi softuerik i cili po e zhvillon edhe asistentin me zë Alexa. Byzylyku i pazakontë i Amazonit është e pajisur me mikrofonë dhe softuer që në bazë të zërit të njeriut mund t’i njohë emocionet si lumturia, pikëllimi, frika, etj.

Përmes një aplikacioni të veçantë vegla lidhet me telefon të mençur. Me përparimin e mëtejshëm të teknologjisë, kjo vegël madje do të mund t’i këshillojë përdoruesit se si të bashkëveprojnë me njerëzit e tjerë.

Natyrisht, nëse vërtet dëshironi që byzylyku me inteligjencë artificiale t’ju këshillojë se si të silleni. Përveç njohjes së emocioneve, nuk dihet nëse pajisja e caktuar do të ketë edhe veçori shtesë si monitorimi i shëndetit. Edhe pse shumë lehtë mund të supozojmë se do ta bëjë këtë, për shkak se nuk dihet se sa njerëz do të nxitonin ta blinin byzylykun vetëm për t’iu ofruar atyre rekomandime për shoping.

Amazoni e ka paraqitur patentën për këtë pajisje dhe në ndërkohë është duke u bërë testimi i saj. Tani për tani nuk dihet nëse byzylyku do të mbetet vetëm një plan në letër.