Ambasadori britanik: Shpresoj që një ditë Evertoni të luajë me një skuadër nga Kosova

Ambasadori britanik: Shpresoj që një ditë Evertoni të luajë me një skuadër nga Kosova

Ekipi i Zekirija Ramadanit është mundur nga TNS me rezultat minimal 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Pas ndeshjes ka folur edhe ambasadori britanik Ruari O’Connell, i cili ka thënë se Feronikelit i mungoi përvoja.

“Pjesëmarrja e Feronikelit në këto gara është gjë e mirë, por i ka munguar paksa përvoja”, tha O’Connell për RTK.

“Feronikeli ka treguar gatishmëri dhe paraqitje të mirë si dhe ka krijuar raste”, potencoi ambasadori britanik.

Tutje, O’Connell ka folur edhe për largimin e tij nga Kosova, duke thënë se në Londër do ta pres Kombëtaren e Kosovës si dhe shpreson që skuadra e tij e zemrës, Evertoni të përballet me një skuadër kosovare.

“Do të mërzitem për largimin tim, kosovarët më kanë ndihmuar, do të më mungojë shumë Kosova. Do të kthehem në Londër dhe do ta pres Përfaqësuesen atje”, shtoi O’Connell.

“Unë nuk do ta harroj kurrë Kosovën dhe shpresoj që Everton dhe një skuadër kosovare të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe të luajnë së bashku“, ka thënë në mes të tjerash ambasadori i Britanisë së Madhe.