Amerika e refuzon ndihmën e Rusisë për vaksinën ndaj Covid 19

Amerika e refuzon ndihmën e Rusisë për vaksinën ndaj Covid 19

Zyrtarët rusë në Moskë i kanë thënë CNN, se ata kanë ofruar “bashkëpunim si asnjëherë më parë” me Operacionin Warp Speed ​​(OWS) – organi amerikan i emëruar për të përshpejtuar zbulimin e vaksinës për Covid-19.

Zyrtar Rus, i thanë CNN se ShBA nuk është aktualisht e hapur për zbulimet mjekësore ruse. “Ekziston një ndjenjë e përgjithshme e mosbesimit ndaj Rusisë nga pala amerikane dhe ne besojmë se teknologjitë – përfshirë vaksinat, testimet dhe trajtimet – nuk po miratohen në SHBA për shkak të këtij mosbesimi,”, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Zëdhënsia e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha të enjten se Presidenti Donald Trump është informuar për vaksinën e re ruse. Ajo tha se vaksinat amerikane kalojnë përmes testimit “rigoroz” nëpër tre faza – ndërsa vaksina e supozuar e Rusisë, nuk është e testuar mjaftueshëm, prandaj ekziston ku skepticizëm dhe mosbesim.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Shtetet e Bashkuara e provojnë këtë(vaksinë ruse) mbi majmunët, e lëre më mbi njerëz”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane për shëndetin.

Rusia njoftoi të martën se kishte zbuluar një vaksinë kundër Covid-19 dhe Presidenti Vladimir Putin, tha që vajza e tij e kishte marrë atë. Por testet nuk janë përfunduar ende dhe disa ekspertë janë skeptikë në lidhje me pretendimet.

Ditë më parë, zyrtarë nga Amerika, kishin thënë se zbulimi i vaksinës nuk është një garë se kush e zbulon I pari, por kush e zbulon të duhurën – duke aluduar tek vaksina ruse./Insajderi.com.