“Amerika është kthyer”

“Amerika është kthyer”

“Amerika është kthyer” dhe është plotësisht e angazhuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve duke përfshirë pandeminë, ndryshimin e klimës dhe ambiciet bërthamore të Iranit, i ka thënë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken BBC-së.

Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare për mediumin anglez,  Blinken theksoi rëndësinë e vaksinimit në të gjithë botën kundër Covid-19.

Ai gjithashtu kritikoi Kinën për mungesën e transparencës në zbulimin e shfaqjes së Coronavirusit.

Tha se politika  e Joe BIden shënon një shkëputje nga politika “Së pari Amerika” e Donald Trump. /Insajderi.com