Në nivel nacional, brenda ditës po regjistrohen rreth 25.000 raste.
Të paktën 17 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parë rritje të madhe të rasteve me COVID-19 në javën e fundit, derisa në vende si Florida, Teksas e Alabama, rastet kanë kapur shifra rekorde, shkruajnë mediat amerikane, njofton Insajderi.
Në shumë shtete, kryesisht në Jug, ka pasur rritje të rasteve të reja siç është Alabama, ku çdo ditë regjistrohet numër rekord i rasteve.
Njëjtë si Alabama janë edhe Alaska, Arizona, Arkansas, California, Florida, Carolina Veriore, Oklahoma dhe Carolina Jugore.
Në nivel nacional, brenda ditës po regjistrohen rreth 25.000 raste.
Kurse në total, qysh prej ka filluar shpërndarja e COVID-19, kanë vdekur më shumë se 115 mijë amerikanë dhe janë infektuar rreth dy milionë./Insajderi.com