Amerika po përgatitë një bazë ushtarake në Lindje të Evropës

SHBA po e shqyrtojnë mundësinë për praninë e përhershme ushtarake në Evropën Lindore.

Amerika po përgatitë një bazë ushtarake në Lindje të Evropës

SHBA seriozisht po e shqyrtojnë kërkesën e Polonisë për bazën e përhershme ushtarake amerikane në këtë vend, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump duke u përgjigjur ë propozimin e mysafirit të tij në Shtëpi të Bardhë, presidentit polak Andrzej Duda, i cili ka propozuar që dyja vendet së bashku ta ndërtojnë “Fort Trump” në Poloni, transmeton Insajderi.com.

Varshava dëshiron që një pjesë e forcave ushtarake amerikane të stacionohet në mënyrë të përhershme në territorin e Polonisë për shkak të kërcënimeve të cilat vijnë nga Rusia, prandaj ka ofruar të investojë dy miliardë dollarë. Ndërsa Trump, në konferencën e përbashkët për gazetarë ka thënë se siguria e Evropës Qendrore për të është e rëndësishme në masë gati të njëjtë si për Poloninë.

I pyetur se a pajtohet me Dudan kur është fjala për kërcënimet nga Rusia, Trump ka thënë se beson se Moska ka treguar agresivitet, ndërsa Varshava i ka bërë thirrje SHBA që ta shqyrtojnë këtë propozim nën dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Mirëpo, në SHBA dhe në NATO, nuk pajtohen të gjithë me këtë ide. Në Kongres janë dëgjuar zërat e pakënaqësisë me pjesëmarrjen financiare të Polonisë, sepse kritikët konsiderojnë se në këtë rast Varshava do të merrte pjesë me mjete modeste.

Nga ana tjetër, disa NATO aleatë paralajmërojnë se një bazë e tillë do ta provokonte Rusinë./Insajderi.com.