Presidenti Donald Trump nuk i ka premtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit të dy javëve më parë të G20, se do t’a ekstradojë klerikun Fetuall Gulenin i cili jeton në SHBA, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të hënën.
“Ndërsa në takimin me Presidentin Erdogan në G20, presidenti nuk u dakordua për ekstradimin e Fethullah Gulenit,” tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Erdogan fajëson Gulenin për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar, ku një pjesë e ushtarëve me tanke e helikopterë sulmuan Parlamentin dhe qëlluan mbi civilë të paarmatosur, shkruan Reuters.
Turqia ka kohë që kërkon ekstradimin e Gulenit, i cili jeton në SHBA për gati dy dekada.
Të dielën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Trump i kishte thënë Erdoganit gjatë takimit në Buenos Aires se Shtetet e Bashkuara “po punonin për ekstradimin e Gulenit dhe njerëzve të tjerë”, transmeton KosovaPress.
Gulen nga ana tjetër mohon çdo përfshirje në grushtin shtetin e dështuar.
Ndërsa Trump muajin e kaluar tha se ekstradimi i klerikut nuk është pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin turk në Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll.