
Amir Abrashi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Zvicër, me skuadrën e Basel-it, njofton Insajderi.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar në formën e huazimit te zviceranët deri në fund të sezonit.
Nga viti 2015, 30 vjeçari ka qenë pjesë e Freiburg-ut në Gjermani, teksa në këtë pjesë të dytë të sezonit ka vendosur të luajë në Zvicër me Basel-in, me shpresën se do të gjejë më shumë minuta, për tu rikthye përsëri më pas në Bundesligë te Freiburg, që zotëron kartonin e mesfushorit shqiptar.
Për Abrashin është një rikthim në Zvicër, ku në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Grasshoper, Winterthur dhe Bischofszell. /Insajderi.com