Amir Rrahmani flet për herë të parë si lojtar i Napoli

Amir Rrahmani flet për herë të parë si lojtar i Napoli

Qendër mbrojtësi dhe kapiteni i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, gjatë muajit janar, ishte transferuar nga Verona tek Napoli po kishte vazhduar të luante tek Verona deri më tani.

“Jam shumë i lumtur me sezonin që e kam pasur tek Verona.”, tha fillimisht Rrahmani, transmeton Insajderi.

“Edhe pse kam pasur shumë tentime, unë asnjëherë nuk kam arritur të shënojë ndonjë gol në Serie A – shpresoj të kem më shumë fat në këtë aspekt tek klubi i Napoli-t”, shtoi Rrahmani.

“Unë jam i gatshëm të luaj kudo që trajneri e sheh të arsyeshme, pasi në të kaluarën, kam luajtur edhe si mbrojtës i krahut”, përfundoi kapiteni i Kosovës./Insajderi.com.