Amir Rrahmani lëndohet, kthehet te Napoli

Amir Rrahmani lëndohet, kthehet te Napoli

Amir Rrahmani ka lënë grumbullimin me Kosovën, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer te Napoli, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit.

Në këtë situatë, Rrahmani humb tre ndeshjet e këtij muaji me Kosovë, që do të luajnë me Lituaninë miqësore ditën e sotme, me Suedinë më 28 mars për eliminatoret dhe me Spanjën më 31 mars.

Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Challandes, pasi Rrahamni është një titullar i padiskutueshëm te Kosova. /Insajderi.com