Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, mund të mungojë në ndeshjen që Kosova zhvillon në nëntor kundër Shqipërisë dhe duelet e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.
Kjo për shkak të situatës me COVID-19. Napoli mund të marrë vendim që të mos i lejojë lojtarët të shkojnë në vendet e tyre të lindjes për shkak të Coronavirusit.
Corriere dello Sport raporton se Napoli dhe Juventuesi kanë shprehur shqetësim për situatën e krijuar.
Kosova përpos një mungese eventuale të Rrahmanit, tashmë e ka konfirmuar mungesën e sulmuesit vushtrrias, Milot Rashica – pasi skuadra e tij Werder ia ka ndaluar udhëtimin për në Kosovë; pikërisht për arsyen e virusit COVID-19. /Insajderi.com