Amir Rrahmanin sonte e pret një ndeshje e jashtëzakonshme

Amir Rrahmanin sonte e pret një ndeshje e jashtëzakonshme

Mbrojtësi i kosovar Amir Rrahamni pas dy ndeshjeve të mëdha që i zhvilloi me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ku u ndeshë me Çekinë dhe Anglinë, sonte e pret një tjetër ndeshje e madhe.

Rrahmani me skuadrën e tij Verona e pret gjigantin italian Milanin, me të cilin do të përballët në kuadër të kampionatit italian Serie A nga ora 20:45.

Rrahmani pritet të jetë titullar në këtë sfidë qysh ishte në ndeshjet tjera në fanellën e Veronas dhe me të drejtë pritet një performancë e mirë e tij. /zeri.info