Në përgjigje të sulmeve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, drejtori i avokimit për Lindjen e Mesme në Afrikën e Veriut në Amnesty International, Raed J" />

Amnesty International kërkon nga SHBA-ja të rihapë dyert për refugjatët sirianë

Amnesty International kërkon nga SHBA-ja të rihapë dyert për refugjatët sirianë

Në përgjigje të sulmeve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, drejtori i avokimit për Lindjen e Mesme në Afrikën e Veriut në Amnesty International, Raed Jarrar, tha se populli sirian ka “duruar gjashtë vjet sulme shkatërruese, përfshirë sulmet kimike, shumë prej të cilave përbëjnë krime”.

“Të gjitha masat duhet të merren për të minimizuar dëmtimin e civilëve në çdo veprim ushtarak. Njerëzit që jetojnë tashmë në frikë se do të humbasin jetën e tyre në sulme të paligjshme nuk duhet të ndëshkohen më tej për shkeljet e supozuara të qeverisë siriane”, tha ai.

Sipas tij, Trump duhet të mos i ndalojë refugjatët që hyjnë në SHBA.

“Miliona njerëz kanë ikur nga Siria për t’i shpëtuar dhunës dhe persekutimit. Administrata e Trump nuk duhet të kthejë shpinën mbi vuajtjet e burrave, grave dhe fëmijëve duke vazhduar të ndalojë refugjatët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Është koha që SHBA të rihapë dyert tona për njerëzit që përpiqen të arratisen nga dhuna në Siri”, shtoi Jarrar.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion të nisur sot herët në mëngjes duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike.

Bombardimet janë përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar.

Shpërthimet goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs, tha Pentagoni.