Teksa kanë mbetur edhe tre ditë për tu zhvilluar ndeshja Suedi-Kosovë, në kampin e Dardanëve është duke mbizotëruar një atmosferë e mirë.
Para kësaj ndeshje, dy futbollistët, Astri Selmani dhe Zymer Bytyqi kanë thënë se Kosova ka ekip kualitaitv dhe se ka shumë energji pozitive brenda grupit, shkruan FFK, përcjellë Shqip.com.
“Presim një ekip fizik. Ata janë të fortë në korner dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë ishte të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën. Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, ka thënë sulmuesi i Hammarbyt, Astrit Selmani
Ndërsa, Bytyqi ka përmendur faktin që duhet pasur kujdes në ndeshjen ndaj Suedisë pasi janë ekip i fortë fizikisht.
“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës. Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë. Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes. Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira. Në Skandinavi ka shumë shqiptar dhe do të jetë mirë për ne”, tha Zymer Bytyqi.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Kosova gjendet në pozitën e katërt të Grupit B, me katër pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com