
Pas fitores së madhe në UFC ndaj Conor McGregorit, Khabib Nurmagomedov është një ndër njerëzit më të përfolur aktualisht në botë, raporton Insporti.com.
Ai e mposhti të shtunën e kaluar irlandezin pas katër raundeve me plotë meritë.
Mediat angleze e kanë zbuluar anën e errët të boksierit nga Rusia.
Në një video të publikuar nga ‘The Sun’, Khabib shihet teksa i detyron të pastrehët që të bëjnë pompa në rrugë për tu dhënë më pas para.
Ky gjest është kritikuar shumë aso kohe.