fbpx

Analistët sugjerojnë që iPhone të sivjetshëm mund të jenë të mërzitshëm

Analistët sugjerojnë që iPhone të sivjetshëm mund të jenë të mërzitshëm

Apple më vonë gjatë vitit pritet të publikojë telefonat e rinj iPhone, dhe bazuar në atë që tashmë dimë, ndryshimet kryesore që do të implementojë kjo kompani do të jenë tek kamerat. Pritet që modelet e reja të iPhone do të kenë sistemin me tri kamera prapa. Si duket ky do të jetë edhe ndryshimi më i madh që mund të presim, përcjell Ubergizmo.

Sipas analistëve të kompanisë Mizuho Securities, telefonat e sivjetshëm iPhone do të mund të jenë deri diku të mërzitshëm apo monotonë, sepse nuk do të kenë risi. Dhe përkundër kësaj, këta telefona do të jenë më të fuqishëm se paraardhësit, falë çipsetit të ri A13. Po ashtu do të jenë më të mirë edhe në krijimin e fotografive, por përveç çfarë kemi dëgjuar deri tani nuk ka ndonjë detaj interesant apo karakteristika që theksohen, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që Apple do të ruajë konfigurimet aktuale, ky dy telefona do të kenë ekrane OLED, ndërsa njëri vjen me ekran LCD. Janë paraqitur edhe dëshmitë që disa funksione do të largohen nga modelet e sivjetshme, mes tyre edhe 3D Touch.

Sipas analistëve “pritet që modeleve të vitit 2019 do t’u mungojnë risitë. Mendojmë që iPhone do të ketë probleme sivjet, dhe kjo gjithsesi do të ishte një situatë e pazakontë dhe e çuditshme për Apple”.