Analiza dhe parashikimi i ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid

Analiza dhe parashikimi i ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid

Sonte do të zhvillohet takimi i parë i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Kjo e fundit do të mundohet t’i hakmerret ‘Los Blancos’ për dy humbjet në finale të kësaj gare evropiane për klube.

Real Madridit, do të i mungojë ylli, Gareth Bale i cili pritet të mos paraqitet deri në fund të muajit majit  ndërsa lajmi i mirë për ekipin e Zidanit është se Isco mund të paraqitet dhe është i gatshëm për takimin e sotëm kundër Atleticos.

James Rodriguez dhe Alvaro Morata gjithashtu janë opsione të fazës së sulmit së ‘Los Blancos’.

Raphael Varane do ti bashkohet në qendër të mbrojtjes Sergio Ramosit, pavarësisht se është lënë jashtë kundër Valencias.

Lajme të mira janë edhe për Digo Simeonen i cili do të ketë në dispozicion, Yannick Carrascon i cili  është rikuperuar nga një lëndim në shpatull dhe është i gatshëm për ndeshje.

Me Juanfran dhe Sime Vrsaljko të padisponueshëm për takim dhe Jose Gimenez shkaku i kartonëve, Lucas Hernandez mund të fillojë në të djathtë të mbrojtjes.

Kevin Gameiro shënoi dy gola në fundjavë dhe kjo mund të bëjë që trajneri Diego Simeone të ketë besim më tepër se në Fernando Torresin, transmeton Telegrafi.

Në dhjetë takimet e fundit të Real Madrdit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.

Në katër ndeshjet e fundit mes Realit dhe Atleticos janë shënuar dy e më pak gola.

Në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit të Atleticos në kuadër të Ligës së Kampionëve janë shënuar dy e më pak gola.

Atletico janë të pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Reali nuk ka pësuar humbje në shtëpi nga viti 2015 në këtë garë evropiane për klube.

Real Madridi ka triumfuar kundër Atletico Madridit në tre sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve, dy prej të cilave ishin në finale. Ata kanë fituar vetëm një ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që do të duhet të përfitojnë takimin si vendas.

Atletico ka portën e pamposhtur në 18 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe do të mundohen të shënojnë së paku një gol në Santiago Bernabeu. Diego Simeone ka fituar 10 dhe ka barazuar në gjashtë prej 22 ndeshjeve të fundit, kur ka luajtur si mysafirë në Ligën e Kampionëve që nga shtatori i vitit 2013. Të gjitha gjashtë humbjet erdhën me një gol diferencë.

Asnjëra ekip nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol në secilën prej katër ndeshjeve të fundit mes këtyre dy ekipeve. Presim një takim të vështirë me një Real të mirë në sulm dhe një Atletico të çeliktë në mbrojtje.

Parashikimi: Real Madrid 1-0 Atletico Madrid