Analiza matematikore e golit të Giroud

Analiza matematikore e golit të Giroud

Goli i shënuar nga Olivier Giroud në takimin e djeshëm gjysmëfinal të Kupës FA është një prej ngjarjeve më të përfolura në futbollin anglez.

Futbollisti francez i Chelseat shënoi golin e parë për këtë ekip ndaj Southamptonit, por ishin veprimet e tij, ato që i detyruan mediat të bëjnë një analizë matematikore të asaj që Giroud ka bërë.

Analiza dëshmon edhe një herë se goli ka qenë ndër më të mirët të shënuar viteve të fundit në garat e Kupës në Angli dhe merita gati po aq sa Giroud, ka edhe belgu Eden Hazard, i cili e nisi aksionin. Pikërisht kjo formë e Giroud dhe Chelseat si dhe fakti që edhe ekipi londinez, e edhe kundërshtari i tyre në finale, Manchester United finalen e FA Kupës e kanë të vetmin shans për trofe, pritet ta bëjë finalen një duel shumë të fortë dhe interesant.

Shikoni golin e Giroud dhe analizën që vërteton veçantinë e këtij shënimi.