
Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, e ka mposhtur Tottenham Hotspur e Jose Mourinhos, në ndeshjen e tyre të parë të sezonit.
Everton po luante si mysafir ndaj Tottenham, por ata zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke fituar me rezultat 1 me 0, njofton Insajderi.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Calvert-Lewin, në minutën e 55’.
Në këtë takim, të dy ekipet u paraqitën me përforcimet e tyre të reja.
Për Evertonin luajtën James Rodriguez, Allan dhe Doucourec, ndërsa për Tottenahm, luajtën Hojbjerg dhe Doherty./Insajderi.com.