Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë pas katër viteve, pasi mposhti ne finale rivalin e madh Borussia Dortmund me rezultat të pastër 2 me 0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër rasteve të shumta dhe spektaklit që dhuruan dyja skuadrat në ndeshjen që u zhvillua në ‘Sigal Iduna Park’.
Me të filluar pjesa e dytë, atë që nuk arriti ta bëjë në fund të pjesës së parë Arturo Vidal, e bëri në pjesën e dytë. Ish mesfushori i Juventusi shënoi për 1:0 në minutën e 58’të. Ndërsa Thomas Muller vulosi triumfin e Bayernit në minutën e 79’të, për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Në takim u paraqit edhe ish-kapiteni i ‘verdhezinjve’ Matts Hummels, i cili u fishkëllye gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Dortmundit, ndërsa në bankë rezervë për skuadrën e Thomas Tuchel qëndroi Mario Gotze, ish-futbollisti i Bayernit në tri sezonet e kaluara. /Insajderi.com