Ander Herrera: Ndihemi keq për rastet e humbura ndaj Bayern

Ander Herrera: Ndihemi keq për rastet e humbura ndaj Bayern

Bayern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur ekipin e Paris SG, me rezultat 1 me 0, në një lojë shumë të hapur që prodhoi shumë raste shënimi.

“Tash ndihemi tmerrësisht keq për humbjen. Duhet të mendojmë, të mendojmë se kemi bërë diçka shumë të rëndësishme. Ndërtuam diçka të rëndësishme për klubin dhe tifozët”, tha Ander Herrera, transmeton Insajderi.

“Krijuam shumë raste, më duket se më shumë se Bayern. Kjo ndeshje, të gjitha finalet, nëse nuk shënon… kundërshtari ka shumë cilësi. Krijuam pesë apo gjashtë raste, por duhej të shënonim.”, përfundoi Herrera.

Ish lojtari i Manchester United, ka dhënë dy topa shumë të mirë për bashkë lojtarët e tij, duke i vënë ata në pozita ballë për ballë me portierin, por që dështuan të shënojnë./Insajderi.com.