Ekipi nga Serie A, Parma, ka arritur të sigurojë shërbimet e talentin 21 vjeçar, Andi Zeqiri.
Mediat në Zvicër, raportojnë se Zeqiri tanimë është lojtar i Parmas, për shumën e 3.5 milion eurove, transmeton Insajderi.
Andi Zeqiri, ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën dhe pritet të grumbullohet në tetor, kur Kosova luan tre ndeshje shumë të rëndësishme, ndaj Maqedonisë, Sllovenisë dhe Greqisë.
Zëqiri, aktualisht mbron ngjyrat e përfaqësuese së Zvcrës U-21.
Për Zeqirin, të interesuara ishin edhe ekipet Brighton, Marseille, Nice, Udinese e Hellas Verona etj./Insajderi.com.