Pas katër muajve Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sërish në fushën e lojës, njofton Insajderi.
‘Kuqezinjtë’ luajnë sot në mbrëmje në orën 20:45 takimin e parë të kualifikueseve të Botërorit ‘Qatar 2022’ kundër Andorrës. Objektivi i vetëm për ekipin kombëtar shqiptar është fitorja dhe Edi Reja ka zgjedhur titullarët e tij për të dalë me tre pikë nga kjo transfertë.
Strakosha provon stolin edhe në Kombëtare, teksa vendin mes shtyllave e ka marrë Etrit Berisha. Ndërkohë mungesa e Abrashit rikthen përsëri Memushajn në mesfushë, ku me eksperiencën dhe teknikën e tij pritet ti sjellë më tepër ide skuadrës. /Insajderi.com