![Andrea Conti pritet të huazohet te Parma](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/01/conti_milan-730x440.jpg)
Milan dhe Parma kanë arritur marrëveshje për Andrea Contin për një transferim me formulën e një huazimi me obligimin e blerjes nga ana e ‘emilianëve’, njofton Insajderi.
Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, tani fjala përfundimtare i takon mbrojtësit italian i cili duhet të japë aprovimin e tij për këtë transferim.
Conti në këtë sezon është aktivizuar në total me kuqezinjtë katër sfida midis kampionatit dhe Europa Ligës. /Insajderi.com