Trajneri i ri i Juventus, Andrea Pirlo, e ka kryer me sukses transferimin e parë tek Juventus. Weston McKennie, është lojtari i parë amerikan që do të veshë fanellën e klubit të Juventus.
21-vjeçari do t’i bashkohet Juventusit si huazim nga Monaco, por që Zonja e Vjetër do ta ketë edhe të drejtën e blerjes, por nëse McKennie i zhvillon 70 për qind të ndeshjeve me Juventusin, atëherë do të bëhet detyrim blerja e tij, transmeton Insajderi.
Për huazimin e tij Zonja e Vjetër do të paguajë tre milionë euro, ndërsa 18 milionë të tjera për blerjen e detyrueshme.
Reprezentuesi amerikan që luan në rolin e mesfushorit defensivë, këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Schalken, ku ka shënuar tre gola e ka bërë një asistim, por ai gjithashtu njihet si një lojtar që mund të luaj në disa pozita të fushës./Insajderi.com.