Andrea Pirlo llogarit në Dybala-n si pjesë të ekipit – Gati kontrata e re

Andrea Pirlo llogarit në Dybala-n si pjesë të ekipit – Gati kontrata e re

Juventusi është duke punuar intensivisht për të vazhduar kontratën me Paulo Dybalan. Bisedimet mes klubit dhe lojtarit kanë filluar tash e një kohë por nuk është gjetur ende gjuhë e përbashkët.

Sipas mediave italiane, të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, transmeton Insajderi.

Dybala raportohet se ka kërkuar pagë prej mbi 10 milionë euro në sezon, ndërsa kjo kërkesë pritet t’i plotësohet.

Trajneri Andrea Pirlo llogarit në shërbimet e sulmuesit argjentinas. Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2022./Insajderi.com.