Andrea Pirlo e pëlqen, klubi kërkon ta kthej Moise Kean

Andrea Pirlo e pëlqen, klubi kërkon ta kthej Moise Kean

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka filluar të bëjë përgatitjet e nevojshme, për të bërë gati skuadrën e tij për sezonin e ri.

Mediat në Itali dhe në Angli, raportojnë se Pirlo, ka kërkuar nga drejtuesit e Juventus, që të tentojnë rikthimin e Moise Kean, nga Everton, transmeton Insajderi.

Raportimet e njëjta, thonë se Juventus, do të tentojë të ofroj tek ekipi i Everton një marrëveshje shkëmbimi, me mesfushorin Aareon Ramsey.

Moise Kean, ishte transferuar në verën e kaluar nga Juventus tek Everton, por i njëjti, nuk ka arritur të përshtatet me intensitetin e ligës dhe Pirlo mendon se në Itali, ai do të përshtatej më mirë, po të kishte hapësirën e nevojshme./Insajderi.com.