Andrea Pirlo – fans i flaktë i Isco

Andrea Pirlo – fans i flaktë i Isco

Tranjeri i sapo emëruar i Juventus, Andrea Pirlo, ka shprehur simpatinë e tij të pa kursyer, për fantazistin e Real Madrid, Isco.

“Ju mund të keni Cristiano Ronaldo-n në ekip, por ju duhet të keni edhe një lojtarë si Isco, që të “dhezë” Roanldo-n”, kishte deklaruar më parë Andrea Pirlo, njofton Insajderi.

Mediat në Itali, janë duke raportuar se Andrea Pirlo, ka biseduar me drejtuesit e klubit nga Torino dhe ka kërkuar na ta që të tranferojnë lojtarët si Isco, Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolon.

Drejtuesit e klubit të Juventus, po shpresojnë se Cristiano Ronaldo, do të ketë rol në bindjen e Isco, që ai të transferohet në Itali.

Vlera e spanjollit, Isco, në tregun e transferimeve, mendohet se sillet rreth 55 milion euro dhe raportimet e fundit të mediave nga Spanja, janë se lojtari është vënë në listën e shitjeve nga Zidane./Insajderi.com.