Anel Rashkaj grumbullohet me Kombëtaren

Anel Rashkaj grumbullohet me Kombëtaren

Kombëtares së Kosovës sot do t’i bashkohet edhe futbollisti Anel Rashkaj, i cili paraprakisht ishte në listën rezervë të përzgjedhësit Bernard Challandes.

Lajmi është konfirmuar nga vet Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, tashmë ka filluar grumbullimi i futbollistëve të cilë janë lejuar të udhëtojnë për në Kosovë dhe sonte në orën 19:00 do ta zhvillojnë seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila do të jetë e mbyllur për publikun, shkaku i masave të marra për Covid 19./Insajderi.com.