
Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Seinajoki, njofton Insajderi.
Mesfushori i Kosovës, ka vendosur të rikthehet në Suedi, teksa për të ardhmen do të jetë pjesë e skuadrës së Orgryte.
Këta të fundit militojnë në Ligën e Parë në Suedi dhe afrimi i Rashkajt, shihet si një përforcim me peshë për skuadrën, për realizimin e objektivave.
31 vjeçari rikthehet kështu në Suedi, ku në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Eskilstuna dhe Halmstadt, teksa në vitin 2017 ka qenë edhe pjesë e Prishtinës. /Insajderi.com