Anëtarja e Këshillit të FIFA-s tremb tifozët e Realit, Juves dhe Barçës në lidhje me Super Ligën Europiane

Anëtarja e Këshillit të FIFA-s tremb tifozët e Realit, Juves dhe Barçës në lidhje me Super Ligën Europiane

Evelina Kristilin shton frikën për tifozët e Realit, Barcelonës dhe Juventusit. Anëtarja e këshillit të FIFA-s ka folur për “Radio Rai” dhe ka thënë se organet kompetente mund të marrin vendime drastike për të pezulluar ekipet e mësipërme, të cilat kanë krijuar Super Ligën dhe ende nuk janë tërhequr, njofton Insajderi.

“Është një çështje që do të vlerësohet nga organet kompetente dhe të shohim çfarë do të bëjmë. Tani nuk mund të flasim me siguri. Teorikisht mund të qëndrojnë jashtë Kupave të Europës, kjo është diçka normale nëse do të konfirmohen shkelje”, ka thënë Evelina Kristilin.

Edhe Havier Tebas foli pak ditë më parë duke thënë që Champions-i po përgatitet pa këto tri skuadra. /Insajderi.com