
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel për bisedime, më 15 korrik, transmeton Insajderi.
Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë së vizita e saj e parë shtetërore do të afirmojë lidhjet e thella bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, raporton ’DW’.
“Biden dhe Merkel do të promovojnë prosperitetin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare bazuar në vlerat e tyre të përbashkëta demokratike, “tha Psaki.
Qëllimet e tyre të përbashkëta përfshijnë përfundimin e pandemisë COVID-19 dhe ngadalësimin e ndryshimit të klimës, ka thënë më tej kjo media./Insajderi.com