Angela Merkel me fjalim lamtumirës: Faleminderit për besimin

Angela Merkel me fjalim lamtumirës: Faleminderit për besimin

Angela Merkel ka dhënë fjalimin e fundit në ceremoninë lamtumirës si kancelare që po zhvillohet në Ministrin e Mbrojtjes në Berlin.

Merkel, u shpreh mirënjohëse për besimin që ia kishin dhënë për të përfaqësuar Gjermaninë.

“Sot, para së gjithash, ndjej mirënjohje dhe përulësi përballë postit që kam mbajtur për kaq shumë kohë”.

Angela Merkel

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, deklaroi Angela Merkel, duke mbajtur fjalimin lamtumirës në ceremoninë e njohur si “Grosser Zapfenstreich”, në Berlin.

Ushtria gjermane nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur një përzierje eklektike të muzikës sipas zgjedhjes së saj që ka intriguar kombin.

Pensioni i Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj.

Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staf të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.

Pas 16 vjetësh në detyrë, ajo do të pasohet si kancelare nga socialdemokrati Olaf Scholz javën e ardhshme./Insajderi.com