Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën njoftoi një bllokim të rreptë pesë-ditor gjatë Pashkëve, ndërsa vendi lufton me një rritje të mprehtë të infeksioneve të reja të Coronavirus-it, njofton Insajderi.
Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen gjatë periudhës së Pashkëve nga 1 deri në 5 prill dhe jo më shumë se pesë persona mbi 14 vjet nga dy familje mund të mblidhen. Dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen vetëm për një ditë, të shtunën, 3 prill.
Masat e përgjithshme të bllokimit të vendit do të shtyhen gjithashtu deri më 18 prill, tha Merkel. Gjermanët kanë jetuar nën nivele të ndryshme të kufizimeve që nga mesi i dhjetorit. /Insajderi.com