
Televizioni ITV, që ishte transmetues i ndeshjes Angli-Kosovë, ka bërë një gabim “trashanik”.
Ata gjatë ndeshjes për një moment kanë hutuar shikuesit, duke e shfaqur gabimisht rezultatin, raporton Insporti.
Golat në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit ishin të shumtë – gjithsej 8, ku nuk mungoi spektakli në fushë.
Por, ITV duket se nuk është mjaftuar me këtë numër golash, duke ia shtuar edhe një Kosovës.
Goli i fundit i ndeshjes u shënua nga Vedat Muriqi, nga penalltia, derisa edhe anglezët patën mundësi ta thellojnë në 6:3 rezultatin, por që Harry Kane dështoi nga pika e bardhë.
Në momentin kur Kane u bë gati ta ekzekutojë penalltinë, ITV-ja kishte shfaqur rezultat të gabuar, “Angli 5-4 Kosovë”.
Kosova në fakt iu afrua shumë golit të katërt, kur në minutën e 86-të ka mundur shumë lehtë të shënojë sërish, me anë të Bersant Celinës.