Anglia ka arritur të mposht Ukrainën me rezultat të thellë prej 4-0, shkruan Insajderi.
Pjesa e dytë e ndeshjes u takojë tërësisht anglezëve.
Në këtë pjesë ata arritën të shënojnë edhe tre gola tjerë.
Harry Kane, Jordan Henderson dhe Harry Maguire ishin golashënuesit e kësaj pjese.
Pas kësaj fitore, “tre luanët” kanë kaluar në gjysëmfinale të EURO 2020 ku do të përballen me Danimarkën./insajderi.com
Anglia shënon edhe golin e katërt
Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e katërt kundër Ukrainës.
Ky gol u shënua nga Jordan Henderson me kokë në minutën e 64-të.
Pas këtij goli, sipas të gjitha gjasave Anglia veç ka siguruar gjysëmfinalen.
Anglia shënon edhe golin e tretë kundër Ukrainës
Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e tretë kundër Ukrainës.
Goli u shënua nga Harry Kane në minutën e 50-të të ndeshjes.
Anglia dyfishon epërsinë ndaj Ukrainës
Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë kundër Ukrainës.
Goli e shënoi Harry Maguire në minutën e 47-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë.
Anglezët e nisën këtë ndeshje në mënyrën më të mirë pasi shënuan qysh në minutën e 4-të të ndeshjes përmes Harry Kane.
Kjo pjesë në përgjithësi u karakterizua me lojë më të mirë të anglezëve, të cilët krijuan raste shumë të mira për shënim.
Nga ana tjetër edhe rastet për ukrainasit nuk munguan.
Anglia kalon në epërsi ndaj Ukrainës
Anglia ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Ukrainës
Golin e shënoi Harry Kane në minutën e 4-të të ndeshjes.
Fillon ndeshja mes Ukrainës dhe Anglisë.