
Jadon Sancho nuk do mund t’i ndihmojë kombëtares angleze në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botëror “Katar 2022”.
Kjo pasi sulmuesi i Manchester United ka pësuar një lëndim dhe është detyruar që të kthehet në Manchester për ta vazhduar rikuperimin, transmeton Insajderi.com.
Mungesa e tij cilësohet të jetë një hendikep i madh për nënkampionët e Evropës, pasi ata do përballen ndaj Andorës dhe Polonisë.
Anglia, aktualisht gjendet në pozitën e parë në “Grupin I”, me gjithsej 12 pikë, pesë më shumë sesa Polonia që gjendet në vendin e dytë.
Ndërkohë, ende nuk është dhënë një njoftim zyrtar se sa kohë do jetë jashtë fushave futbollisti në fjalë, por raportimet e para thonë se nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim serioz. /Insajderi.com